Free Web Hosting Provider - Web Hosting - E-commerce - High Speed Internet - Free Web Page
Search the Web

Faqja e revistës "4you" www.4you.tvheaven.com
   

. >>Muzikë

Ulurima e qetësisë

1.Kush ėshtė dhe pse "Ulurima e Qetėsisė"?
U.Q.: Ulurima e qetėsisė ėshtė njė rok-bend i themeluar nė vitin 1994 nė f.Kamjan tė Tetovės. Ky grup pėrbėhet prej katėr anėtarėve: Nderim Jonuzi-bas kitarė, Naser Saliu-solo kitarė, Gazmend Dauti-bateri dhe Asllan Saliu-vokal dhe ritėm kitarė.Ideja pėr themelimin e grupit doli nga vetė kjo gjendje e status-quo-sė dhe nga kjo qetėsi e cila mbretėronte, andaj ne dėshironim t'a thejmė kėtė monotoni dhe tė dalim si njė ulurimė, e cila nė fakt do tė prezantojė qetėsi tė vėrtetė.

2. Pra, ē'ėshtė roku pėr "Ulurimėn e Qetėsisė"?
U.Q.: Tė flasim se ē'ėshtė roku pėr U.Q., patjetėr duhet tė kthehemi nė ditėt e fėmijėrisė, kur djelmoshat qė e formuan atė, tentonin t'a kuptojnė rokun jo vetėm si "zhurmė", por si njė stil apo kulturė e pėrgjithshme e jetės, qė d.t.th. qė na ndjek edhe deri nė ditėt e sotme. Pra, roku ėshtė prezent ēdoherė dhe nė ēdo aspekt tė jetės dhe nė vetė ekzistimin e U.Q.

3.Duke marrė parasysh kėtė, cilat janė pra, synimet e grupit tuaj?
U.Q.: Ne deri mė sot edhe pse nuk kemi edituar asnjė album, kemi arritur qė nė masė tė madhe tė ndikojmė tek tė rinjtė d.m.th. shumė tė rinj prej "Ulurimės sė Qetėsisė" kanė mėsuar se ē'ėshtė roku, por gjithnjė duke pasur parasysh gjendjen nė tė cilėn jemi. Pra, U.Q. nė tė ardhmen do tė synon qė tė ketė influencė tek njė masė e gjėrė njerėzish, me njė fjalė tė krijojė njė stil tė veēantė, jo vetėm nė muzikė, por edhe si stil i veēantė i tė jetuarit, i cili do tė ketė vendin e veēantė nė shoqėri.

4."Ulurima e Qetėsisė " qė nga fillimi njihet si rok-grup qė kėndon heavy-metall, por kohėn e fundit tenton qė nė kėtė stil tė pėrpunojė edhe etno-elemente. Pse?
U.Q.: Nė fillim kemi interpretuar muzikė tė rok-bendeve tė mėdha dhe kemi qenė tė zhytur thellė nė atė se ēka do tė thotė "mėsim prej mjeshtėrve", kurse me kalimin e kohės, periudhė e cila ka qenė shumė e rėndė d.m.th. qė nėnkupton ushtrime tė shumta, grupi fillon tė profilizohet dhe tė merr formėn apo stilin e vet krijues.

5.Pėr ēfarė stili nė tė vėrtetė bėhet fjalė?
U.Q.: Grupi punon nė drejtim tė nxjerrjes sė albumit dhe ėshtė duke i komponuar kėngėt pėr kėtė. Kėta kėngė kryesishtė janė tė stilit heavy-metall, kanė etno-elemente dhe elemente tjera tė heavy-metallit tė ri, kėshtu qė fundi do tė tregojė se pėr ēfarė stili nė tė vėrtetė bėhet fjalė.

6.Me stilin e ri mendoni se duhet zgjuar brezin e ri nga amullia dhe frustrimi, apo kjo tė jetė njė "arenė e vėrtetė" edhe pėr rok-grupet tjera?
U.Q.: U.Q. edhe mė tej mbetet me shpresė se i gjithė mundi ynė, d.m.th. muzika dhe tekstet tė cilat janė tė shkruara dhe tė komponuara nga vetė frustracioni i madh i bendit, do tė prekin sadopak nė ndjenjat e tė rinjve dhe do tė ndikojnė tek ta. Pra, muzika e U.Q. tė jetė promotore e vėrtetė e rok-kulturės pėr ditė mė tė mira.

7. Deri mė tani jeni paraqitur vetėm nėpėr koncerte, pse jo edhe nė festivale?
U.Q.:Deri mė tani me sa dimė nuk ka patur ndonjė rok-festival, i cili ka qenė nė tė gjallė, d.t.th. tė gjitha festivalet janė nė playback dhe fundja kėto nuk mund t'i quajmė festivale.U.Q. ėshtė rok-grup dhe rok-grupet bėjnė muzikė tė gjallė qė vetėm atėherė tregohen nė dritėn e vėrtetė.

8.Nė fund, ēfarė mund tė presin adhuruesit e "Ulurimės sė Qetėsisė"?
U.Q.: Adhuruesit tanė mund tė presin muzikė tė mirė dhe mjaftė tė rėndė, kurse pak mė vonė edhe albumi nuk do tė mungojė.

 
       

© 2000, Revista 4you
Për çfarëdo sugjerimesh, kontaktoni webmaster@4you.tvheaven.com