Free Web Hosting Provider - Web Hosting - E-commerce - High Speed Internet - Free Web Page
Search the Web

Faqja e revistës "4you" www.4you.tvheaven.com
   

. >>Intervista

SLEEPY HALLOW

Anketa e çuditshme e Johnny Depp-it

Regjisori Tim Burton e dirigjon pėr tė tretėn herė (pas filmave mitik "EDWARD SCISORHAND - EDUARDI ME DUART E ARGJENDTA" dhe "ED WOOD-ED VUD"), nė filmin mė tė ri "SLEEPY HALLOW", njė film gotik ku Johnny Depp interpreton rolin e njė detektivi, racionalizimi i tė cilit sundon mbi frikėn primitive tė banorėve tė njė fshati tė vogėl tė shekullit XVII, emrin e tė cilit e mban filmi. Errėsira sundon por shpresa ekziston!

* Pasi e takoni pėr tė tretėn herė regjisorin Tim Burton, si do t'i pėrshkruani kėto ritakime?

Deep: Pėr mrekulli, njė parajsė e vėrtetė. Mėnyra se si bashkėpunojmė ėshtė ideale, diēka e pashpjegueshme. Qė nė fillim, raportet tona bazohen nė njė kėnaqėsi dhe besim reciprok E ndjej veten krejtėsisht tė qetė dhe e di qė ndajmė tė njėjtin vizion mbi absurditetin e gjėrave, njė perspektivė identike mbi ekzistencėn nė pėrgjithėsi si edhe njė pikėpamje e ngjajshme mbi kuptimin… dhe moskuptimin e botės!

* Nė skenė keni debituar shumė i ri. Cilėt aktorė ju kanė inspiruar, apo keni dashur tė imitoni?

Deep: Nuk e ndjej veten se kam kėrkuar tė kopjoj ndonjėrin me vetėdije. Disa mė kanė inspiruar si: Buster Keaton, Charlie Chaplin si edhe Lon Channey, i cili sipas meje e ka revolucionarizuar mėnyrėn e aktrimit nė modė, para se Marlon Brando ta bėj tė njėjtėn gjė mė vonė. E konsideroj veten si njė "aktor karakteresh", njė aktor zhanri. Sė paku kjo ėshtė ambicia ime.

* Sipas mendimit tuaj, vlera e njė aktori varret apo caktohet nga suksesi komercial i filmave tė tij?

Deep: Avantazhi i situatės sime ėshtė se sė paku nuk duhet tė arsyetoj njė rrogė tepėr tė madhe . Nuk i pėrkas asaj kategorie aktorėsh. Refuzoj tė mė konsiderojn si njė biznismen. Rezultati komercial i njė filmi nuk mė intereson. Puna dhe pasioni im, kufizohen nė dhėnien e njė shfaqjeje dhe t'i ndihmoj regjisorit tė arrij vizionin e tij. Kjo ėshtė e tėra.

* Nė ēfarė gjendje shpirtėrore gjendeni momentalisht?

Deep: Sinqerisht, jam i habitur pse ende mė propozojnė punė kur filmat e mi nuk kanė qenė sukses i madh komercial. Nuk jam ēdoherė nė situatė tė xhiroj nė filmat qė dua, qė mė pelqejnė dhe pa mos bėrė kompromis. Duhet tė kem njė engjull kujdestar atje dikund, njė udhėheqės shumė zemėrgjėrė qė mė lejon tė mbetem nė rrugė tė drejtė…

Intervista e plotë mund të gjendet në faqet e gazetës sonë ...

 
       

© 2000, Revista 4you
Për çfarëdo sugjerimesh, kontaktoni webmaster@4you.tvheaven.com